Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK “ZIKALTËRIT”/ Ideja e çmendur e Marrotas, ja emri për stolin e Interit

Vendimi që nuk pritej, i marrë papritmas, ngre dyshime të forta. Massimiliano Allegri i ka mbyllur të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke u “strukur në heshtje” . Trajneri i Juventusit duket se ka marrë shumë kontestime dhe kritika, madje edhe fyerje, nga tifozët bardhezinj në Instagram dhe Twitter, pas humbjes ndaj Atletico Madridit.

Kësisoji, ai do të flasë vetëm në konferencat e zakonshme të shtypit. Ftohja duket e qartë mes palëve, sepse kërkohet fitimi i Ligës së Kampionëve. Çdo gjë tjetër nuk iu hyn më në sy drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dhe tifozëve të saj. “Divorci” në fund të sezonit duket i sigurt, çka e rikonfirmon sot edhe “Corriere della Sera”.

Sipas kësaj gazete italiane, Allegri mbetet pjesë e listës së Florentino Perez për stolin e Real Madridit, pavarësisht se e ka refuzuar qershorin e vitit të kaluar për arsye personale dhe për të mbajtur fjalën e dhënë Juventusit. Sidoqoftë, pista më tërheqëse dhe e mundshme në shumë aspekte do të ishte kalimi tek Interi, ribashkimi me Giuseppe Marotta.

Ky i fundit vazhdon ta vlerësojë trajnerin livornez dhe do të ishte i lumtur që ta merrte nga “oborri” i rivalëve të përjetshëm zikaltër, pas pesë sezonesh aty. Kjo do të shërbente edhe si njëlloj “hakmarrje”… Paralelisht, edhe Chelsea mbetet një alternativë, nëse Abramovic vendos ta largojë Sarrin.

Related posts

MIQ TË NGUSHTË/ RIBERY ka një “lamtumirë” emocionale për VIDAL (FOTO)

Isa.Autor

Morata, Zaza, Immobile, Belotti apo Falcao?! Milan nis zyrtarisht “gjuetinë”…

Sadik.Autor

Zgjedh të largohet nga Juventusi, gati të transferohet te rivalët në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment