Futboll La Liga Sport

BARÇA NË KAOS/ MESSI duhet të dorëzohet, SUAREZ ka një plan DRASTIK

Luis Suarez është në qendër të vëmendjes. Uruguaiani vazhdon të zhgënjejë këtë sezon dhe janë të shumtë ata që mendojnë se nr. ‘9’ nuk do të kthehet në nivelin e mëparshëm. Tashmë është gati 32 vjeç dhe lodhja duket se ka filluar të ndihet.

Për këtë arsye, Barcelona po kërkon një zëvendësues për sezonin e ardhshëm. Suarez e di këtë dhe e vërteta është se nuk i bënë fare përshtypje. Aq sa është duke planifikuar të ardhmen e tij.

Në tavolinë, tashmë ka një ofertë për t’u larguar nga Barça. Një ofertë që vjen nga MLS. Janë të shumta ekipet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë të gatshme për të marrë uruguaianin.

Një opsion ky që do e bënte Messin të dorëzohej. Argjentinasi, në fakt, i trembet faktit se shoku më i mirë i tij brenda dhe jashtë fushës, mund të ndryshojë skuadër. Por ai vazhdon të këmbëngulë që Suarez të qëndrojë.

E vërteta është se gjithçka do të varet nga niveli që do të tregojë Suarez këtë sezon. Për momentin, është e qartë që nuk është në formën e tij më të mirë.

Related posts

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ UEFA ndëshkon Federatën Çeke për provokimet e tifozëve, ja gjoba

Delo.autor

Monako shumë afër marveshjes me mbrojtësin e Interit

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA KOSOVA/ Kampionët e Dritës “hedhin rrjetat” për ish-ylli i Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment