Futboll Seria A Sport

BARCELONA “DASHUROHET” ME SENEGALEZIN/ Napoli kërkon 65 milionë euro për Koulibaly

Barcelona kishte përballë Tottenham, në xhiron e dytë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, por drejtuesit e saj po ndiqnin “live” edhe një ndeshje tjetër, shumë kilometra larg nga “Wembley”. Bëhet fjalë për përplasjen mes Napolit dhe Liverpool, që luhej në “San Paolo”.

Në tribunën e këtij stadiumi ishte me mision specifik edhe Ariedo Braida. Objektivi i tij ishte Kalidou Koulibaly (27 vjeç), qendërmbrojtësi i Napolit, me origjinë senegalaze dhe pasaportë franceze. Klubi katalanas ka disa kohë që e ndjek me shumë vëmendje trajektoren sportive profesionale të këtij lojtari. E pëlqen shumë, por problemi është te çmimi. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Napoli nuk negocion për më pak se 65 milionë euro.

Related posts

Bale, i vetmi lojtar që nuk i tha lamtumirë Zidanit

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Ngo ngre Seferin si “trofe”, bardheblutë shfrenohen në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

“TË GJITHË E DIMË MERKATON E BAYERN”/ Kovac kritikon “bavarezët”: Flick nuk diskutohet. E dimë si funksionon atje…

Delo.autor

Leave a Comment