Bundesliga Futboll Sport

Bayern fiton ndaj Mainz, por humb dy yjet. Dortmund shpërdoron avantazhin në fund

Bayern Munich ka fituar jashtë fushe ndaj Mainz me rezultatin 2-1. Ishte një fitore e merituar e bavarezëve që tani i janë afruar kreut falë barazimit të Dortmund. Aktualisht skuadra e Kovac është vetëm dy pikë larg vendit të parë. Por lajmi i keq është se Goretzka dhe Hummels kanë pësuar dëmtime në fushën e Mainz dhe mbetet për t’u parë se sa seriozë janë.

Football - Football - Goretzka injured his ankle. (Sports Press)

Bavarezët e kishin shumë të vështirë të futeshin në lojë. Vendasit ishin të organizuar mirë në mbrojtje dhe falë shpirtit luftarak arritën të mbanin larg zonës së tyre kundërshtarin deri në minutën e 27’, kur Bayern regjistroi mundësinë e parë për gol por ishte i pafat teksa goditja e Kimmich ndalet nga shtylla.

Por vetëm katër minuta më pas erdhi goli i avantazhit falë spanjollit Thiago Alcantara, por këtë herë ishte arbitri, më saktë VAR, ai që anuloi golin e mesfushorit. Bayern nuk zmbrapset dhe në minutën e 39’ vjen goli i shumëkërkuar falë Leon Goretzka. Pas pushimit Mainz befason duke barazuar rezultatin në minutën e 48’ me golin e Jean-Paul Boetius. Skuadra kampione vazhdon të insistojë dhe në minutën e 62’ rimerr avantazhin me golin e Thiago Alcantara. Këtë herë arbitri nuk i anuloi golin spanjollit. Bayern e menaxhoi mirë ndeshjen duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme që e afrojnë me Dortmund.

Borussia Dortmund ka shpërdoruar avantazhin e merituar në fund të takimit teksa është ndalur nga Hertha Berlin me rezultatin 2-2. Vendasit bënë një tjetër ndeshje të madhe përpara publikut të tyre, por një gabim në fund të ndeshjes i hoqi mundësinë ekipit të Favre të ruante avantazhin ndaj Bayern. Gjithsesi Borussia ruan vendin e parë në renditje edhe pas këtij hapi fals. Pas disa mundësive të mira, ishte Sancho ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27’. Por vendasit nuk dinin të mbyllnin ndeshjen dhe pak përpara se të përfundonte pjesa e parë ishte Kaloi ai që barazon rezultatin. Por vendasit vazhdojnë me të njëjtën eufori dhe vendosmëri falë edhe mbështetjes së tifozëve dhe në minutën e 61’ Sancho rimerr avantazhin për ekipin e tij. Sfida mbetet e bukur dhe me emocione pasi skuadrat vazhdojnë të luftojnë për të gjetur golin e radhës dhe në minutën e 90’ Hertha ka mundësinë më të mirë për të barazuar gjithçka pas një penalltie të akorduar. Ishte Kalou ai që nuk fali nga pika e bardhë duke i marrë një pikë Dortmund-it.

Related posts

SKANDALI I ARBITRAVE/ Shikoni si e “MASAKROJNË” klubin e futbollistit SHQIPTAR (VIDEO)

Isa.Autor

“E DOMINUAM KUKËSIN”/ Demiri: Sinjal kthese, do të flitet ndryshe për ne

Delo.autor

ISHTE PLANIFIKUAR MË 24 KORRIK/ Menaxheri: Dueli Tyson Fury-Deontay Wilder shtyhet për në tetor

Delo.autor

Leave a Comment