Futboll Premier League Sport

BEFASON PORTUGEZI/ Mourinho sulmon RËNDË gazetarët: Shkoni në të…

Nga ferri në parajsë, Jose Mourinho ia ka dalë sërish të largojë zërat për pushim nga puna, të paktën për momentin.

Trajneri portugez me siguri ka parë fundin në pushimin e ndeshjes kundër Newcastle, me disavantazhin e dy golave dhe një skuadër të shpërfytyruar në fushë.

Pas fitores dramatike 3-2, Mou ishte një furtunë e vërtetë, duke u kthyer nga kamera dhe duke thënë diçka në gjuhën portugeze.

Askush nuk e kuptoi në transmetim direkt, por më pas portugezë të ndryshëm zbardhën fjalët e tij, që duhet të kenë qenë “fodas filhos de puta”, që pak a shumë përkthehet kështu, “shkofshi në të sëmës, bij k****sh”. Nuk mbaroi me kaq, sepse Mourinho hodhi edhe ujë drejt kameras, tjetër mesazh për gazetarët, që tashmë ai i konsideron armiq të betuar.

“Jam 55 vjeç dhe deri tani nuk kisha parë një gjueti të tillë shtrigash”, tha Mou pas ndeshjes, duke akuzuar hapur gazetarët dhe analistët se duan ta largojnë sa më shpejt nga drejtimi i United. Për momentin, fitues është Mourinho.

Related posts

EFEKTI MOU/ Kumbulla nxjerr veten nga merkato, Juric mbetet thatë

F.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, E pabesueshme çfarë humbet Shkurtaj ndaj portierit

Delo.autor

Nijas Lena: Ju rrëfej aventurën gjoerogjiane, vera sjell gjëra të reja

Sadik.Autor

Leave a Comment