Futboll Gossip Sport

BEFASON Wanda Nara: Një fëmijë tjetër? ICARDI më lë mua dhe familjen NËSE…

Wanda Nara pritet të zbulojë nesër, ekskluzivisht për “Verissimo”, shumë anekdota të jetës së saj private, dëshirën për një fëmijë tjetër, dashurinë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, etj. Duket sikur ajo ka gjetur tashmë një raport në dukje të balancuar mirë me ish-burrin e saj, Maxi Lopez:

“Marrëdhëniet janë të mira, tani ai është duke luajtur në Brazil, fizikisht larg fëmijëve, por gjithmonë i telefonon ata. Sot, me teknologjinë, ndjehemi më afër. Eshtë larg fëmijëve, por me këtë punë që bën, nuk ka zgjedhje tjetër. Natyrisht, kur jeni të ndarë, marrëdhënia nuk është gjithmonë e bukur, por ne të dy përpiqemi të bëjmë më të mirën për fëmijët, të cilët janë e vetmja gjë që na intereson”.

Për gazetaren Silvia Toff, gruaja e Mauro Icardit, nënë e pesë fëmijëve, tregon edhe dëshirën e saj për ta zgjeruar familjen: “Më pëlqejnë shumë fëmijët, unë do të bëja edhe të gjashtin, por nëse ndodh, Mauro më lë mua dhe gjithë familjen. Ai donte vetëm Francesca, pastaj e binda dhe mbërriti Isabella.

Ai kurrë nuk donte një djalë, sepse mendonte se një mashkull me mbiemrin Icardi mund të krijonte probleme, shumë pritshmëri. Pasi e kam njohur, gjithmonë më ka thënë se dëshironte një vajzë, por tani ka thënë mjaft. Ai dëshiron të shijojë vajzat e tij të vogla, kujdeset shumë dhe ka durimin që unë nuk e kam për to”.

Mauro Icardi është modeli i babait dhe një superbombardues në fushën e blertë. Prandaj, nga Spanja vazhdojnë zërat e merkatos, që e lidhin sulmuesin argjentinas me Real Madridin. Por, për momentin, tifozët zikaltër mund të flenë të qetë, sepse e ardhmja e “Maurito” është ende në Milano.

Bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit zikaltër konfirmon: “Ai ka edhe tri vite kontratë, është shumë i lumtur këtu. Eshtë pjesë e një projekti të rëndësishëm tek Interi, kapiten i tij. Unë kisha për t’i dhënë atij një vlerësim menaxherial: për mua është numri 9 më i mirë në botë, për momentin”.

Related posts

Reali dhe PSG në luftë për Courtois, Chelsea pret rinovimin

Q.Autor

MBËRRIN NË MILANO LOJTARI I “LOS BLANCOS”/ Diaz gëzon tifozët e “Djallit”: Vij tek një klub i madh!

Delo.autor

SHTANGEN KAMPIONËT E ITALISË/ Mbrojtja e Juventus në gjumë, Gosen zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment