Futboll Seria A Sport

BERLUSCONI SURPRIZON/ Shton kualitetin e Monzas duke marrë yllin e Milanit në skuadër

Tashmë nuk është një ëndërr. Rikardo Kaka mund të firmos me Monzën. Lajmi është pohuar nga vetë presidenti i klubit të Seria C, Silvio Berlusconi, i cili për “Monza. News.it” ka pohuar këtë operacion.

“Nuk e shikoj më Serie A. Tani unë jam i interesuar vetëm në Monza. Unë nuk do të përjashtoj sjelljen e disa lojtarëve të Milanit në Monza. Kaka? Ndoshta!“-përfundoi ish-kryeministri i Italisë.

Ndërkohë Berlusconi ka shprehur indinjatën për ish-klubin e tij dhe kontretisht trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso.

“Elliott i jep Milan garanci dhe e di se ata nuk mund të bëjnë një përshtypje të keqe. Ata kanë investuar shumë dhe duan të ngjiten aty ku i takon, në majat e futbollit italian dhe evropian. Megjithatë nuk më pëlqen ideja e Gattusos për futboll. Nuk e kuptoj pse ai adopton një stil të tillë. Do t’i gjeja një partner Higuain dhe do të luaja me Suso prapa.Higuain është golashënuesi i Milanit që mungon prej vitesh, por nuk e kuptoj pse ai nuk mbështetet nga një sulmues i dytë.

“Unë do të shikoj derbin në TV, por me zhgënjim për formacionin e Milanit dhe mënyrën se si luajnë”.-tha Berlusconi.

Related posts

TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Ja kur do t’i bëhet Iker Casillas ceremonia e lamtumirës

Delo.autor

PËRTEJ PARASHIKIMEVE/ ZYRTARE: Ja kush do të jetë trajneri i Real Madrid deri më 2021

Isa.Autor

FUTBOLLISTI I KOMBËTARES/ “Zonja e Vjetër” ofrojnë në shkëmbim 3 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment