Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED DREJT SHITJES/ Ja kanditatët e mundshëm për ta blerë

​Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman

ku pasuria e tij vlen 964 miliardë euro, është duke planifikuar ta blejë Manchester United. Ai pritet të takohet gjatë kësaj jave me një person nga bordi drejtues i klubit.

Salman, i cili për momentin  mban pozitën e dytë më të lartë në qeverinë arabe pas mbretit, dëshiron t’i sfidojë pronarët arabë të Manchester Cityt në Premierligë si dhe në Evropë, transmeton.

33-vjeçari dëshiron ta fillojë karrierën e tij në botën e futbollit dhe e vlerëson klubin anglez, në pronësi në familjes amerikane Glazer, si klubi i përsosur për investimet e tij, raporton The Sun. Kjo blerje mund t’i kushtojë atij mbi 4 miliardë euro, por ka mundësi që ai t’i blejë vetëm një pjesë të aksioneve.

Ende mbetet e paqartë nëse familja Glazer është e gatshme ta shesë klubin. Ata nuk kanë komentuar një gjë të tillë që nga koha kur e kishin blerë atë fillimisht, në vitin 2005. Edhe pse tifozët e klubit nuk i duan ata aspak, deri më tani kjo gjë nuk ka ndikuar te amerikanët.

Vlera aktuale e klubit vlerësohet të jetë rreth 3 miliardë euro, që është më e ulët se vlera që e kishte klubi në muajt paraprak të këtij vitit, 4 miliardë euro. Megjithatë, për t’i bindur Glazerat ta shesin klubin, Salman do të duhet ta bëjë një ofertë më të madhe.

Related posts

Si kurrë më parë, Ronaldo arrin në finalen e Champions-it nën peshën 85 kg

Sadik.Autor

“KY INTER MË PËLQEN”/ Zanetti: Ja cila është gjëja më e rëndësishme për një skuadër

Delo.autor

20 OPERACIONE TË MËDHA/ Duart që lëvizin fijet e merkatos, Real Madrid është gati për “zjarr”

Delo.autor

Leave a Comment