Futboll Sport

BERLUSKONI VENDOS KUSHTE TE MONZA/ Ndalohet mjekra dhe tatuazhet

Me fanellën e Monzës me numrin 1 në dorë, Silvio Berlusconi ka folur për herë të parë për skuadrën më të re në pronësi të tij, që aktualisht militon në Serinë C italiane.

Ish-presidenti i Milanit u rikthye në botën e futbollit, duke përfunduar javën e kaluar blerjen e skuadrës së Monzës, dhe duke emëruar si Administrator të Deleguar të njëjtin që kishte në punë edhe te Milani, Adriano Gallianin.

Duke folur për atë që ka në mendje të bëjë me Monzën, tashmë në pronësi të tij, Berlusconi ka thënë se kjo skuadër do të jetë e mbushur me të rinj, italianë, që do të jenë shembull korrektese dhe jo vetëm, për të gjithë të rinjtë në botë.

“Po mendojmë për një grup të përbërë vetëm nga futbollistë italianë dhe kryesisht të rinj në moshë. Kushti i parë do të jetë që ata të kenë model të rregullt flokësh dhe këtë do t’ua ofrojmë falas në një parukeri të Monzës, ndërsa do të jenë të ndaluara mbajtja e mjekrës dhe tatuazhet në trup.

Duam që lojtarët tanë të jenë shembull i korrektesës, të kërkojnë falje sa herë që shkaktojnë faull, të trajtojnë arbitrat si zotërinj të vërtetë, t’u shtrëngojnë dorën kundërshtarëve pas çdo ndeshjeje dhe pse jo, të mund t’i shërbejnë sa më shumë edhe përfaqësueses italiane në të ardhmen”, deklaroi Berlusconi.

Natyrisht që kjo tërësi rregullash duket thuajse e pamundur për t’u ndjekur nga të rinjtë e sotëm, por duke qenë se vetë Monza është një bast i Berlusconit, atëherë pse të mos jenë edhe këto rregulla, një sfidë për ish-drejtuesin e lavdishëm të Milanit.

Related posts

NGA RINOVIMI I LAUTAROS TEK SFIDA CHAMPIONS/ Inzagi: Sheriff? Ndeshja ndaj tyre më e rëndësishme se…

Delo.autor

Ja si Guardiola ua shpjegon lojtarëve diferencën mes Realit, Barçës dhe Man City (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Reali nuk di të ndalet, Modric shënon golin e katërt

Q.Autor

Leave a Comment