Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti i Ferrarit e pranon: Makina e Hamilton është më e shpejtë

Provat e lira të zhvilluara sot në Japoni, ku do të mbahet Çmimi i Madh i Suzukës ditën e diel, treguan edhe njëherë se Lewis Hamilton me Mercedesin e tij janë duke shkuar drejt titullit kampion të radhës.

Kjo pasi makina e britanikut vendosi kohën më të shpejtë, duke vënë nën presion rivalin e tij, gjermanin Vettel, që kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi, e sheh veten 50 pikë pas pilotit të Mercedesit.

Vetë piloti i Ferrarit, Vettel, e pranoi pas provave të lira se makina e Hamiltonit ishte shumë e shpejtë dhe se do të jetë e vështirë që të arrijë “Pole position-in” në Suzuka, teksa foli edhe për gjendjen e makinës së tij.

Jam i kënaqur nga paraqitja e makinës, pasi ishte një ditë e qetë në krahasim me garat e tjera. Gjithsesi nuk jemi shumë të shpejtë dhe do të duhet të punojmë shumë, që të japim maksimumin në provat kualifikuese. Nëse Mercedesi do të jetë kaq i shpejtë sa këtë të premte, do të jetë e vështirë për ‘pole position’-in”, tha Sebastian Vettel.

Related posts

LIVE/ Ze Maria: Nuk do të hedh baltë, mund të bëja disa gjëra ndryshe, por…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton: Nuk tërhiqem asnjë centimetër, 6 beteja me Verstappen

Delo.autor

PAS DËNIMIT NGA FEDERATA ITALIANE/ FIFA pezullon menaxherin e njohur Mino Raiola, ja sa dënohet

Delo.autor

Leave a Comment