Futboll Sport

BOLT DEBUTIMI NË FOOTBALL/ Mund të luajë me kombëtaren e Xhamajkës

Ish-sprinteri xhamajkan Usain Bolt mund të rikthehet sërish të veshë fanellën e vendit të tij, këtë herë jo në sportin e atletikës, siç ka bërë në Botëror e Olimpiadë, por në futboll. Rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra mund të debutojë brenda vitit 2019 me kombëtaren xhamajkane të futbollit. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës Xhamajkane të Futbollit, Michael Ricketts, që tha se Bolt është një aset i çmuar i sportit në Xhamajkë.

Ai ka deklaruar se kjo gjë mund të ndodhë në momentin që Bolt të përmirësojë edhe pak aftësitë e tij teknike me topin. “Ka nevojë të punojë më shumë dhe më mirë me topin, të fitojë disa aftësi të domosdoshme. Nëse do të përmirësohet edhe pak, ai mund të jetë një përforcim me vlera për kombëtaren tonë. Lojtarët e kombëtares do të mirëpresin Bolt. Unë kam folur me disa prej tyre dhe janë të lumtur në lidhje me mundësinë që Bolt të veshë fanellën e kombëtares së futbollit”, u shpreh Ricketts.

Usain Bolt është stërvitur dy muajt e fundit me ekipin australian të Central Coast Mariners, që në fund i ofroi një kontratë 2-vjeçare me vlerën 150 mijë dollarë në vit. Por ish-atleti kërkoi 3 milionë dollarë në sezon, ndaj erdhi divorci. “Unë shpresoj që Bolt të nënshkruajë me një ekip xhamajkan në të ardhmen dhe të përmirësohet edhe më tej. Ai mund të jetë një far për kombëtaren tonë edhe pse në fund vendimin do ta marrë trajneri i kombëtares”,

Related posts

“DO TI JAP UNË…”/ Presidenti i Atleticos tallet me gjobën qesharake që mori Barcelona për Griezmann

F.autor

“20 HIJET” E ALLEGRIT TEK JUVENTUSI/ Nga Champions “bastarde” te racizmi, urrejtja ndaj ekipit dhe kritikat

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet super ndeshja Barcelona-Real Madrid. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment