Futboll La Liga Sport

SEZON 100% I DËSHTUAR/ Real Madrid në “rënie të lirë” me rekord negativ, ja statistikat e frikshme

Sezoni i Real Madrid është 100% një dështim, duke u larguar shumë shpejt nga konkurrenca për të gjithë titujt e mundshëm dhe tani trajneri Zinedine Zidane e ka pranuar se ka të vështirë të motivojë lojtarët për të luajtur.

Largimi i Cristiano Ronaldo dhe cikli prej tre herë radhazi kampion europe ka bërë që skuadra të prekë fundin, me tre trajnerë të ndërruar brenda një sezoni.

Real Madrid është skuadra që ka pësuar më shumë gola këtë sezon edhe pse firmosi me një portier si Thibaut Courtois. Plot 62 herë e kanë nxjerrë nga porta topin tre portierët e “Los Blancos” duke u bërë ekipi më i dobët që pëson kaq shumë gola, në krahasim me të gjithë skuadrat e La Liga-s.

Natyrisht për kampionët në fuqi të Europës kjo vlen për të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë, teksa 37 i ka pësuar vetëm në kampionat dhe 10 në Champions League. Edhe skuadra më e dobët në La Liga, Huesca ka pësuar 53 gola.

Related posts

PLESHTI/ 10 gjëra që nuk i keni ditur për Messin (VIDEO)

Isa.Autor

PUSHIMET LUKSOZE/ Bashkëshortja e Messit poston FOTON e ëmbël! “Pleshti”…

Delo.autor

CAS vendos sot titullin e sezonit 2015-2016, Skënderbeu dhe Partizani me sytë nga Lozana

Sadik.Autor

Leave a Comment