Futboll Seria A Sport

BONUCCI flet për herë të parë pas LARGIMIT nga MILANI: Bëra gabim që…

Nga Juventusi te Milani dhe anasjelltas brenda një viti, me ëndrrën për të stërvitur një ditë “Zonjën e Vjetër”. Është kjo dëshira e mbrojtësit Leonardo Bonuçi, i cili qëllimet e tij ia ka besuar një interviste në “Corriere dello Sport”.

Juve si trajner – “Dëshira ime është të stërvit një ekip të madh, mundësisht Juventusin. Kjo është një nga arsyet që i vëzhgoj mirë dhe kam ruajtur shumë mësime nga trajnerët e mi dhe përpiqem t’u vjedh ndonjë hile, por e di se në fund diferencën do ta bëjë dëshira ime për të dhënë maksimumin”.

Marrëdhënia me Masimiliano Alegrin nuk ka qenë gjithnjë në nivele të larta, por respekti mes të dyve mbetet konstant, me Bonuçin që sqaron: “Mund të qëllojë që të debatosh ashpër me këdo, por mes njerëzish inteligjentë nuk ka gjë që nuk sqarohet. Me një dhënie dore mund të shihet drejt së ardhmes për të luftuar për të njëjtat objektiva. Alegri është shumë i zgjuar, çka i mundëson të menaxhojë më së miri një ekip të stërmbushur me kampionë”.

Harresë – Si për çdo lojtar të suksesshëm, edhe për 32-vjeçarin karriera ka ofruar fitore, por edhe disfata të rëndësishme me finalen e Ligës së Kampioneve, të luajtur në Kardif, që mbetet ende sot e kësaj dite një plagë e hapur. Në lidhje me atë ndeshje, mbrojtësi tha: “Dua ta fshij nga kujtesa atë ndeshje.

Besonim shumë te fitoja jonë në Kardif dhe ende sot më dhemb kur e kujtoj. Duke lënë mënjanë ardhjen time dhe të Kristianos, sivjet mendoj se klubi ka ndërtuar një ekip në gjendje të luftojë në dy fronte dhe të realizojë ëndrrën e madhe”.

Rikthimi – “Shëtitja” njëvjeçare në aksin Torino-Milano ishte një tjetër temë e intervistës së Bonuçit që deklaroi: “Te Juvja ndodhën disa gjëra, të cilat më prekën krenarinë dhe anën time personale. Nuk u tregova i aftë t’i menaxhoja siç duhet. Me kalimin e muajve te Milani e kuptova se kisha gabuar, ndaj zgjodha të kthehem. Me fanellën bardhezi ndiej se jap më të mirën time, brenda dhe jashtë fushe.

Falë presidentit Anjeli dhe menaxherit tim mund të realizoj dëshirën për t’u rikthyer në Torino, për t’u kthyer në shtëpi. Sot, që gjërat janë freskuar disi, i kuptoj edhe vërshëllimat e tifozëve ndaj meje dhe mendoj se i kam merituar të gjitha, pasi nuk duhej të isha larguar te Milani, pas një nervozizmi të gabuar që nuk e menaxhova”.

Related posts

Magani te Trepça ’89, objektiv mbrojtja e titullit kampion

Q.Autor

STATISTIKA/ Interi me rezultate pozitive ndaj Parmës, ja sa ndeshje kanë zikaltërit pa pësuar…

Delo.autor

Federata maqedonase nuk e ‘kapërdin’ triumfin e Shkëndijës, ofendon shqiptarët

Sadik.Autor

Leave a Comment