Basketball Sport

BASKETBOLL VENDI/ Vllaznia mposht kampionët e Goga Basket, Teuta “kampione e dimrit”

Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 10-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj. Kampionët e Goga Basket janë mundur 91-73 nga Vllaznia në Shkodër.

Një ndeshje e dominuar nga basketbollistët shkodranë, që bënë një lojë të mirë. Vllaznia ishte vazhdimisht në epërsi, duke e merituar fitoren, që e ngjit në vend të dytë, me pikë të barabarta me Gogën.

Pa probleme fiton skuadra e Teutës, që mundi në fushën e saj 101-66 Barleti Eagles. Një rezultat i pritshëm, duke parë se u përballën dy ekipet që ndodhen në skajet e kundërta të renditjes.

Teuta e mbyll këtë fazë në vendin e parë si “kampione e dimrit”. Sot do të luhet ndeshja e fundit e kësaj faze, derbi Tirana-Partizani.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 10-të

Vllaznia – Goga Basket, 91-73

Teuta – Barleti Eagles, 101-66

Tirana – Partizani, 19/12 (F.Hoti, ora 19:00)

Renditja: Teuta 19 pikë, Vllaznia 16 pikë, Goga Basket 16 pikë, Partizani 14 pikë, Tirana 12 pikë, Barleti Eagles 10 pikë.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes e qartë për hierarkinë, Hamilton merr mesazhin surprizë

Delo.autor

FENOMENAL/ ROSSI vendos REKORDIN e… pikëve: Sukses i vogël, doja fitoren në

Isa.Autor

ISHTE NË GJËNDJE TË RËNDË/ RONALDO “driblon” gazetarët, lë SPITALIN pas katër ditësh i…

Isa.Autor

Leave a Comment