Futboll Seria A Sport

BONUCCI ME NJË “SFIDË” TË RE/ Tifozët e Juventusit dua t’i shoh si dikur, përsëri…

Leonardo Bonucci shpreson t’i dëgjojë tifozët e Juventusit duke brohoritur emrin e tij, edhe një herë, pas rikthimit në shtëpi. Qendërmbrojtësi i Italisë u largua nga kampionët e Seria A për Milanin, përpara sezonit 2017-2018, por u kthye në Torino pas një “fushate” zhgënjyese në “San Siro”.

Pas rikthimit te “Zonja e Vjetër”, Bonucci u kontestua nga një pjesë e tifozëve bardhezinj, teksa njëri prej tyre e pyeti: Kur do të kërkosh falje për tradhtinë tënde? Megjithatë, Juventusi ka qenë mbresëlënës deri tani, këtë sezon, duke diktuar ritmin në garën e titullit. Kjo, edhe falë sigurisë që ka sjellë Bonucci në qendër të mbrojtjes së kryesuesve të Seria A.

Bonucci është i bindur se mund të vazhdojë ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët e Juventusit, duke e ndihmuar ekipin drejt suksesit, këtë sezon: “Po, për momentin kam paqe me tifozët. Vërshëllimat janë bërë duartrokitje dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Duhet të vazhdoj të punoj dhe ta tregoj talentin tim në fushë, ashtu siç kam bërë deri më tani. Shpresoj t’i shtoj duartrokitjet dhe të ndiej “Curva Sud” duke brohoritur emrin tim, ashtu siç bënin në të kaluarën.

E di që ishte një vit i vështirë për ta, ashtu siç ishte edhe për mua, por unë do të bëj gjithçka që mundem për t’i bindur ata në fushë. Këto dy fitore ishin shumë të rëndësishme për mua, sepse tregojnë se jam rehabilituar këtu përsëri, në një vend që mund ta quaj përsëri shtëpinë time”.

Related posts

REJA MERR LAJMIN E MIRË/ Dëmtohet ylli i Dortmund, do të mungojë në sfidën ndaj Shqipërisë për “Katar 2022”

Delo.autor

Morata, Zaza, Immobile, Belotti apo Falcao?! Milan nis zyrtarisht “gjuetinë”…

Sadik.Autor

TOPI I ARTË/ Nnjihuni me 10 mungesat e rëndësishme në listën e FIFA-s

Isa.Autor

Leave a Comment