Futboll Seria A Sport

YLLI “ZIKALTËR” NUK SHËNOI NDAJ ATALANTËS/ Cassano “nxin”: Zëvendësuesi i Icardit është më i fortë…

Pas golit në ndeshjen e mesjavës, kundër Genoa, Mauro Icardi e përsërit dot vetveten edhe të dielën, kundër Atalanta. Në të vërtetë, ai luajti një ndeshje të errët, të shoqëruar me një gabim të rëndë para Gollini, portierit kundërshtar. Argjentinasi nuk mori vlerësime pozitive as nga trajneri Spalletti, pas barazimit 0-0.

Një tjetër kritikë ndaj Mauro Icardi erdhi nga Antonio Cassano, përmes ndërhyrjes që pati në programin “Tiki Taka”: “Mauro Icardi është një sulmues si Pippo Inzaghi. Nëse nuk shënon, ai kurrë nuk e ndihmon ekipin. Luciano Spallettit nuk i pëlqen kjo lloj pyke, sipas mendimit tim. Sipas meje, për të nuk do të bënte as Piatek”.

Antonio Cassano vazhdon në bindjen e tij, i drejtpërdrejtë si zakonisht. Referuar profilit të një sulmuesi të përshtatshëm për Interin, “Fantantonio”-s i pëlqen më shumë Lautaro Martinez: “Spalletti pëlqen më shumë sulmues si Benzema, Dzeko dhe Lewandowski, të cilët dinë ta mbajnë topin, ndërsa Lautaro Martinez është më i fortë se Icardi, sepse shënon dhe bën pjesën tjetër të lojës. Në modulin 4-2-3-1, ai mund të luajë i vetëm si pykë“.

Related posts

SYNIMI PËR TË QENË MBI TË TJERËT/ Zbuloni pse Ronaldo bllokoi faqen Transfermarket (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUS NUK NJEH KUNDËRSHTAR/ Ronaldo i dhuron përmbysjen

Delo.autor

Arlind Kalaja firmos zyrtarisht për 2 vite me Kukësin

Sadik.Autor

Leave a Comment