Futboll Kombëtarja Sport

Bushi bën “blerje”/ I rrëmben Maqedonisë SUPER TALENTIN e Shkëndijes së Tetovës

Kombëtarja e Shpresave e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të nisë shumë shpejt punën për ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian për këtë grupmoshë. Tekniku kuqezi ka menduar dhe emrat që do të thërrasë. Në listën e përpiluar nga numri një i stolit kanë filluar të zbulohen dhe lojtarët e parë që do të përfaqësojnë Shqipërinë kundër Italisë më 11 tetor dhe transfertën e Estonisë më 16 tetor.

Një ndër prurjet e reja është Omar Imeri. Për herë të parë do të veshë fanellën kuqezi. Ai ka pranuar ftesën nga trajneri Bushi për dy ndeshjet e radhës. 18-vjeçari luan me Shkëndijen e Tetovës dhe ka fituar vëmendjen e kombëtares tonë. Mesfushori nuk e ka për herë të parë përfaqësimin me kombëtaren, pasi më heret ka luajtur dhe për Maqedoninë. Afrimi i tij është shumë i vlefshëm, pasi fitojmë një tjetër element me vlera.

Imeri ka luajtur 23 minuta me Maqedoninë U-21 në ndeshjen kundër Austrisë, të humbur me rezultatin 2-0. Këtë sezon ka nisur të gjejë minuta dhe me kampionët e Maqedonisë, Shkëndijen, pasi ka luajtur 4 ndeshje si titullar duke koleksionuar 222 minuta. Shkëndija ka lajmëruar vetë përmes faqes zyrtare kalimin e Omerit në radhët e Shqipërisë. Një krenari kjo dhe për shqiptarët e Maqedonisë!

Related posts

Mourinho i vendosur ta mposhtë Guardiolan për yllin e Real Madridit (FOTO)

Q.Autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Memet “MASAKROJNË” Juventusin në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Konfirmohet gjithçka/ Agjenti i Cristiano Ronaldos cakton ditën e prezantimit në Torino

Isa.Autor

Leave a Comment