Futboll Shqipëri Sport

SKANDALOZE/ Nuk kishin mjek: FLAMURTARI zbardh të vërtetën, lojtari pa VDEKJEN…

Goditja e frikshme që pësoi mbrojtësi i Flamurtarit Christian Sirghi në ndeshjen e fundit me Kastriotin  në Vlorë, nxori në skenë një problem të klubit në lidhje me mungesën e një mjeku të skuadrës.  Dje u përfol se në mungesë të një mjeku të specializuar, vlonjatët kishin marrë në shërbim për ndeshjen me Kastriotin një infermier të Spitalit të Vlorës.

Sot në një komunikatë zyrtare, klubi bregdetar ka përgënjeshtruar informacionet duke saktësuar se skuadra e ka tashmë një mjek të posaçëm duke saktësuar çdo gjë në faqen e tij

“Flamurtari Football Club duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në shtypin e shkruar, shpreh indinjatën e thellë, për shpifjet e vazhdueshme dhe dashakeqe. Në lidhje me problemin e stafit mjeksor të klubit tonë kërkojmë të bëjmë me dije se:

Në stafin mjeksor të Flamurtari F.C është ofruar z. Luan Xhelilaj, me një ekperience shumë të madhe në dhenien e ndihmës së parë, siç rezultoi edhe në rastin e dëmtimit të mbrojtësit Christian Sirghi. Gjithashtu kërkojmë të informojmë opinonin publik dhe më gjerë se Z. Luan Xhelilaj, nuk është dërguar nga spitali i Vlorës për të asistuar në ndeshje, por është i regjistruar në protokollin e ndeshjes nga fillimi deri në fund të saj. Falë aftësive të tij dhe të fizioterapistit Oltjon Isai, situata e krijuar u zgjidh shumë shpejt dhe në mënyrë profesionale.”

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Roma transferon lojtarin nga rivalët e Serisë A…

Delo.autor

I PLOTËSOHET DËSHIRA E YLLIT BRAZILIAN/ Sponsorët zbulojnë të ardhmen e Neymar me një FOTO

Delo.autor

ISH-TRAJNERI I “DJAJVE TË KUQ”/ Mourinho: Gjithçka nisi në 2004, kur të dy donin të më…

Delo.autor

Leave a Comment