Futboll Shqipëri Sport

Bushi: Do kishim barazuar po të kishin goditur shtyllën te rasti i golit, ndaj Estonië vetëm për fitore

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes, ku u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij tregoi në fushën e lojës, pavarësisht rezultatit. Sipas Bushit, po të kishte shkuar në shtyllë finalizimi i Mir në minutën e 84-t, kuqezinjtë do kishin arritur të mbanin barazimin. Ai foli gjithashtu edhe për mungesën e Ademit, si dhe për sfidën e fundit ndaj Estonisë.

“Nuk mund të them që ishim të pafat, Spanja krijoi shumë rast. E dinim që do ta mbante shumë topin. Ajo gjuajtja që shkoi në rrjetë, po të kishte shkuar në shtyllë edhe njëherë tjetër mund ta kalonim 0-0. Luajtëm më mirë se në Spanjë. Sepse në Spanjë vajtëm shumë pak herë në portë. Këtu guxuam. Menduam të luanim bukur, por jo në sulm, në mbrojtje. Mbrojtja i realizoi shumë mirë detyrat. Më pas u lodhëm. Ademin e kishim projektuar në formacion deri në momentin e fundit. Nuk erdhi leja nga FIFA. Shpresoj të vij në këto 2 ditë, dhe ta kemi me Estoninë.

Është lojtar i mirë që të nxjerr përpara. Panuçi është specialist i fushës. Ai e di shumë mirë kë do marrë nga Shpresa. Ka shumë lojtarë të mirë. Ai ka marrë shumë nga ne, nuk mund të sugjeroj. Është bërë shumë e mirë, në të gjitha moshat. Vetëm dje ishin 5 lojtarë nga Shpresat. Ndaj Estonisë, duhet të fitojmë, se u bë shumë pa fitore. Do kërkoj fitoren në Estoni. Të luajmë bukur dhe me zemër. Në qoftë se luajmë shëmtuar dhe shthurur është shumë keq. Estonia është pak më poshtë se ne. Do mundohemi ta fitojmë atë ndeshje”, u shpreh Bushi.

Related posts

BARÇA-REAL/ Një sfidë e nxehtë “luhet” edhe me bashkëshortet e futbollistëve

Sadik.Autor

E VEÇANTË/ Grizman bëhet baba për herë të tretë, vajza e tij lind në të njëjtën ditë me dy fëmijët e tjerë

Delo.autor

“A NUK TË VJEN TURP?” Si u nxeh Ronaldo në dhomat e zhveshjes pas humbjes 0-5 nga Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment