Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Drithërima te porta e Luftëtarit. Aleksi pranë autogolit

Është duke u luajtur në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, një përballje tepër delikate për të 2 skuadrat, të cilat kanë si objektiv sigurimin e mbijetesës.

Luftëtari-tIRANAKujtojmë që Luftëtari dhe Tirana u përballen edhe në mesjavë në Gjirokastër, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë që përfundoi në barazim 0-0.

Për sa i përket formacioneve, Dunga është rikthimi i madh për skuadrën e Ahmatajt, ndërkohë që mungojnë Ramadani dhe Rapa. Te bardheblutë mungesat janë më të shumta. Ku spikat ajo e kapitenit Karabeci, mbrojtësit Imami , por edhe e sulmuesit Ngo.

Luftëtari ndodhet në vendin e 7-të të renditjes me 38 pikë, ndërsa Tirana ndodhet një vend më poshtë me dy pikë më pak, pra 36.

LIVE | Luftëtari-Tirana 1-1
GOL:  Rapo 49′ / Hasani 10′

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

75’ Kobina futet nga e djathta drejt qendrës, dhe me të majtën provon, por shkon jashtë kuadratit.

71’ Për pak sa nuk bënë një gafë lojtarët e Luftëtarit. Kobina kroson nga e djathta, por Aleksi teksa përpiqet të devijojë, e çon drejt portës së tij, që ndalet vetëm nga traversa, dhe ishte pranë autogolit. Në vijimin e aksionit, bardheblutë provojnë me kokë, por pa pasur shënjestër.

70’ Ndërrimi i dytë tek bluzinjtë. Në fushë Elian Çelaj, largohet Maldin Ymeraj.

65’ Oduamadi kroson brenda zone, dhe me kokë është Hasani që provon, por në duart e Bakajt goditja.

64’ Kryen ndërrimin e parë Mema. Del nga fusha Halili, futet Ernest Muçi.

61’ Kobina driblon bukur në mesfushë, më pas nis Sentamun, dhe ky i fundit lë brenda zonës topin për Hasanin, por topi i kthyer nga shkodrani mbyllet nga Aleksi në goditje këndi.

57’ Turtulli jep një top të gjatë për Hasanin, por Kocionis e mbron me trup deri sa del Bakaj dhe e kap, por shkodrani i Tiranës për pak sa nuk shënoi, pasi e preku me majën e këmbës topin.

52’ Kobina kroson nga një goditje dënimi, por Demo largon me kokë nga zona e bluzinjve.

49’ GOOOOOL LUFTËTARI 1-1/ Supergol i Donald Rapos. Nga e djathta e sulmit, Rapo nis një top të gjatë, në formë krosimi, por trajektorja e topit shkon drejt portës dhe Abibi i vendosur keq, e shoqëron drejt rrjetës.

46’ Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën të parën.

Related posts

TRE FANTASTIKËT/ Messi-Mbappe-Neymar dhurojnë spektakël, Al Khelaifi bëhet me krah: Bëjnë gjëra të bukura…

F.autor

E BUJSHME/ Manchester United i ofrohet Verrati si pjesë e marrëveshjes për…

Isa.Autor

KRIZA E BARCELONËS/ Zidane: Ata do të luftojnë deri në fund. Nuk më intereson…

Delo.autor

Leave a Comment