Futboll Shqipëri Sport

Cana me tone kritike ndaj trajnerit të Marsejës: Gustavo nuk luan në mbrojtje, ai duhet të…

Lorik Cana duket se nuk heq dot dorë nga Marseja. Të gjithë e mbajnë mend shumë mirë ish lojtarin e tyre i cili ka pasur aftësi të veçanta lidershipi kur ka luajtur së fundmi për francezët.

Ndërsa së fundmi i pyetur në lidhje me situatën në të cilën gjendet skuadra franceze, Cana u shpreh me tone kritike për trajnerin Rudi Garsia. E gjitha lidhej me pozicionin e lojtarit Luis Gustavo. Braziliani së fundmi është aktivizuar në mbrojtje një pozicion i cili nuk është natyral për të pasi ai luan në mesfushë dhe këtë ka dashur edhe Cana t’ia bëjë të qartë trajnerit Garsia teksa thotë:

“Ai nuk është një mbrojtës. Nuk mendoj se Gustavo është lojtari i duhur për t’u përshtatur në qendër të mbrojtjes. Ai mund të ndihmojë dhe po e bën. Më vjen keq, por nuk është mbrojtës. Në mesfushë, ti mund t’i lejosh vetes të humbësh një apo dy herë topin. Diçka normale, por mbrapa është e ndaluar“.

Related posts

TËRMET NË “CAMP NOU”/ Betis nuk ndalet dhe shënon golin e dytë Barcelonës

Isa.Autor

PAS RËNIES NGA KATEGORIA TË VALLADOLID/ Shpërthen “Fenomeni”: Tifozët duhet të jenë të zemëruar me skuadrën…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment