Futboll Premier League Sport

KRITIKAT/ Në Angli hedhin dyshime mbi Romelu Lukakun: Ai i vlen ky 115 milionë euro?

Çelsi është vënë në shënjestër pas humbjes me Juventusin. Fakti që sfida prezantohej si ajo mes kampiones së Europës në fuqi, sivjet shumë herë më e fortë edhe si rrjedhojë e blerjes së Romelu Lukakut për 115 milionë euro, që do të sfidonte një Juve tashmë më të dobët pa Ronaldon (kështu thumboi Tomas Tuhel), në fund ka rezultuar një shuplakë shumë e rëndë.

Fitorja e bardhezinjve, të cilët edhe pse vetëm duke u mbrojtur arritën që të mposhtnin Çelsin me një goditje të vetme në portë, ka nënvizuar edhe momentin jo të mirë të Romelu Lukakut.

Madje, “London Evening Standard” ka vënë dje në dyshim gjigantin belg: “Edhe një tjetër herë, Lukaku jo vetëm që nuk po jep atë çfarë pritet, por shpesh duket edhe një problem, duke qenë se loja e përqendruar vetëm tek ai ndoshta po dënon edhe sulmues të tjerë.

Për një lojtar pastaj që humb një gol gjysmë të bërë është e papranueshme, duke menduar se është paguar me një thes me miliona”, ishte akuza e londinezëve.

Related posts

KLASIKJA ITALIANE/ 200 vende, 473 milionë dhe 1 rekord për Milan-Juventus

Isa.Autor

NGA PELE, CR7 TEK MESSI/ 10 nga rekordet kryesore të futbollit, a do të thyen… ndonjëherë?

Delo.autor

LIGA E EUROPËS/ Juventusi dhe Junajtid në fushë, mësoni ndeshjet çerekfinale të mbrëmjes së sotme

F.autor

Leave a Comment