Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO NDODH/ RONALDO REFUZON sërish ftesën nga Portugalia, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Cristiano Ronaldo mendon vetëm për Juventusin. Sulmuesi i Juventusit, në fakt, sipas raporteve të “Record”, ka kërkuar që të mos thirret nga Portugalia edhe për ndeshjet e radhës, sikurse bëri për angazhimet ndërkombëtare të shtatorit.

Në veçanti, Cristiano Ronaldo ka folur në telefon me trajnerin Santos dhe presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes, duke marrë prej tyre miratimin për të mos qenë në sfidat e tetorit dhe nëntorit.

Pra, Ronaldo nuk do të thirret nga Santos për ndeshjet kundër Polonisë dhe Skocisë, por ai do të humbasë, gjithashtu, duelin e kthimit me Italinë, të planifikuar për më 17 nëntor, në Milano, dhe sfidën tjetër kundër Polonisë.

Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo, i cili tashmë e kishte kursyer veten në ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit, nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë ekipit të tij kombëtar, por do të kthehet aty vetëm në vitin 2019.

Ja lista e publikuar sot nga trajneri Santos, për angazhimet e tetorit
Portierë: Beto, Cláudio Ramos dhe Rui Patrício.
Mbrojtës: Cédric Soares, João Cancelo, Luís Neto, Pedro Mendes, Pepe, Ruben Dias, Kevin Rodrigues dhe Mário Rui.
Mesfushorë: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Gedson Fernandes, Pizzi, Renato Sanches, Rúben Neves, Sérgio Oliveira dhe William Carvalho;
Sulmues: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Hélder Costa, André Silva dhe Éder.

Related posts

NUK DORZOHET/ MESSI nuk e BRAKTIS Argjentinën, gati për dy miqësoret e shtatorit

Isa.Autor

FRIKËSON MANCHESTER CITY-N/ Guardiola: Barcelona mund të bëjë atë që do… për mirë ose për keq

Delo.autor

NJË VRASJE MISTERIOZE/ Parukieri i Ronaldos gjendet i masakruar në një dhomë hoteli

Delo.autor

Leave a Comment