Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS/ INTERI merr lajmin e madh 24 orë para ndeshjes me Barcelonën

Të mërkurën në orën 21:00 në “Camp Nou” do të luhet super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Interit e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Barcelona në këtë ndeshje do të jetë pa Messin që ka thyer krahun ndërsa Inter do të jetë pa Naingolan që u lëndua në derbi.Por 24 orë para ndeshjes, Interi mori një super lajm pasi në skuadër janë rikthyer dy kroatet, Brozovic dhe Perisic.

Dyshja ishin në dyshim pasi që pësuan lëndim në ndeshjen kundër Milanit.

Tashmë Brozovic dhe Perisic janë pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Spalletti për këtë duel të rëndësishëm.

Related posts

FLAMURTARI-TEUTA/ Kushtet e rënduara atmosferike, shtyhet takimi. Ja kur do të luhet

Delo.autor

“PËR MUA NUK EKZISTON MË”/ Presidenti Ceferin akuza të rënda ndaj Agnelli-t: E kam personale. Më gënjeu deri në…

Delo.autor

Barça me fat, por Kili akoma më shumë

Sadik.Autor

Leave a Comment