Futboll

E përditshmja spanjolle: Neymar nuk dëshiron të luajë më as edhe një minutë për PSG-në

Sipas gazetës të përditshme spanjolle “ABC”, Neymar nuk dëshiron të luajë me për Paris Saint-Germainin, vetëm një sezon pas transferimit rekord botëror nga Barcelona për 222 milionë euro.

E përditshmja spanjolle pohon se pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve në përballje me Real Madridin, Neymar i ka thënë babait të vet, Neymar Jr., se nuk dëshiron ta veshë më fanellën e gjigantit francez, si dhe i ka kërkuar atij ta negociojë transferimin e tij në Real Madrid sezonin e ardhshëm, transmeton Express.

Neymar është madje i gatshëm ta ulë pagën vetëm e vetëm ta bëjë të arritshme marrëveshjen.

Ish-lojtari i Barcelonës ndien se nuk po trajtohet mirë nga tifozët, nuk është lidhur me një pjesë të madhe të skuadrës dhe e ka kuptuar se ka bërë një gabim verën e kaluar.

“Nëse vij këtu, në një ligë pa traditë, dhe ata më fishkëllejnë, nuk dua të vazhdoj as edhe për një minutë”, Neymar thuhet t’u këtë thënë familjarëve.

Madridi është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat brazilianit dhe raportohet se do të paguante pa problem 250 milionë euro, e mbase edhe 300 milionë për ta kompletuar transferimin e tij.

Related posts

NGA AKADEMIA NË NDIHMË TIRANËS/ Flet mesfushori Celhaka: Me Ahmataj humbi harmonia, por pas derbit…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ EVERTON/ Kane kërkon dygolëshin e radhës

Delo.autor

Kategoria e Parë, Grupi A Play-Off/ Besëlidhja “kërcënon” Kastriotin, Erzeni dhe Egnatia kërkojnë të përfitojnë

Q.Autor

Leave a Comment