Futboll La Liga Sport

CHAMPIONS/ INTERI “vuan” në statistika, 15 vite pa fituar në shtëpinë e katalanasve

Barcelona ka fituar tri nga gjashtë ndeshjet e mëparshme kundër Interit në Ligën e Kampionëve. Humbja e vetme erdhi në ndeshjen e parë, në edicionin 2009-2010 (1-3).

– Barcelona ka arritur sukses në katër nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në garat europiane, duke përfshirë tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, pa pësuar gol. Humbja e vetme në shtëpi daton nga janari i vitit 1970, në Kupa e Panaireve (1-2).

– Barcelona është e pamposhtur në 13 ndeshje të luajtura në shtëpi të Ligës së Kampionëve kundër kundërshtarëve italianë. Fitorja e fundit italiane në shtëpinë e katalanasve në këtë kompeticion daton në prill 2003 (1-2, kundër Juventusit). – Barcelona ka fituar 25 nga 27 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 85 gola dhe pësuar 13 të tillë. Më shumë gola ka pësuar në humbjen e majit 2013, kundër Bajernit të Mynihut (3-0).

– Interi ka arritur sukses në dy ndeshjet e para të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Vetëm në sezonin 2004-2005, zikaltrit i fitonin tri ndeshjet e para në Champions.

prece

– Lionel Mesi numëron 65 gola në 65 ndeshje të Ligës së Kampionëve me fanellën e Barcelonës në “Camp Nou”. “Pleshti” shënoi në secilën prej nëntë paraqitjeve të fundit si startues në fazën e grupit (17 gola).

Related posts

Zidane zbulon “pa dashje” emrin e skuadrës që do të drejtojë në sezonin e ri

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ “Demi” Lautaro mes kërkesave dhe rinovimit, ja sa kërkon për të qëndruar tek Inter-i…

Delo.autor

Trent Alexander-Arnold: Ndonjëherë nuk e duroj dot Salah për këtë arsye…

Sadik.Autor

Leave a Comment