Futboll Sport

CONTE TE REALI/ Reagon agjenti i trajnerit italian: Ja e vërteta…

Mediat italiane dhe ato spanjolle po këmbëngulin se Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit pasi Julen Lopetegui i ka të numëruara orët në krye të Los Blancos.

Megjithatë për të frenuar këto zëra që e japin të ardhmen e ish trajnerit të Chelsea-it në stolin e kampionëve në fuqi të Europës, ka menduar vëllai i Antonios, Daniele Conte i cili është njëkohësisht edhe agjenti i trajnerit.

Në një intervistë për “Cadena Ser”, Daniele Conte ka theksuar se aktualisht Antonio është me pushime dhe së fundmi nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin e Realit, Florentino Perez.

“Ai nuk ka marrë asnjë telefonatë nga drejtuesit e Realit, mund të them që bëhet fjalë për një klub të madh por nuk kemi  patur kontakte”, ka shtuar vëllai i ish trajnerit të Italisë.

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1998: Franca e Zidanit “shkurorzon” Brazilin dhe fiton Kupën e Botës (FOTO)

Isa.Autor

PRAPASKENA E LUKAKUT/ Ylli belg ishte i Juventus-it për një natë

Delo.autor

DY ANËT E MEDALJES/ Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Europë

Delo.autor

Leave a Comment