Futboll Sport

ZGJEDHJET NË FSHF/ Zbarkojnë ekspertët e UEFA-s, raport për Ceferin dhe kryeministrin Rama

UEFA ka dërguar në Tiranë një delegacion mbikëqyrës për të vrojtuar ligjshmërinë e procesit të zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, më datë 2 mars. Një delegacion prej 3 personash ka zbarkuar në vendin tonë me udhëzime nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ashtu siç ishte dakordësuar me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit më këtë të fundit.

FSHF ka bërë të ditur se delegacioni i përbërë nga Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve), sapo kanë mbërritur sot në Shqipëri, kanë shkuar në zyrat e institucionit të futbollit dhe kanë nisur punën e shqyrtimit të dokumentacionit.

“Pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Çeferin, Kryeministrit Edi Rama si edhe FSHF-së”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Related posts

DYBALA SPONSORIZOI PAUL POGBA/ Zbardhet plani i Juventus për yllin francez

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Leeds. Rezultati 6-2

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Insigne, mesfushori Locatelli ndëshkon Bullgarinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment