Futboll Seria A Sport

Costacurta: Icardi-Higuain? Jo, në derbi do të shënojnë këta futbollistë

Legjenda e Milanit, Billy Costacurta, foli për “Sky Sport” rreth derbit të Milanos, kjo është ajo çfarë ai tha në lidhje më sfidën e së dielës:

“Golat? Të gjithë presin gola nga Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, por unë pres surpriza. Hidhni një sy te Milan Skriniar dhe Alessio Romagnoli, ata mund të bëjnë diferencën tek goditjet e këndit,” ka thënë ish-qendër mbrojtësi i kuqezinjve.

“Musacchio? Ai është shumë agresiv, kështu që mund ta markojë Icardin gjatë gjithë ndeshjes. Inter-i ka një skuadër e fortë dhe ka shumë cilësi në krahët e sulmit, me lojtarë si: Perisic, Politano, Candreva”.

“Mendoj se Inter-i është më shumë fizik por tek Milani mund të ketë më shumë talent. Ende mendoj se Inter-i është para Milanit, por derby është i paparashikueshëm. Rino Gattuso? Ai gjithmonë kërkonte që të përmirësohej si lojtar dhe këtë e shohë edhe tani që është trajner”.

“Ai është një njeri fantastik dhe mund të them vetëm gjëra të mira për të. Lojtari më i mirë që më është dashur të markoja ishte Ronaldo, ai ishte një makth…”.

Related posts

RIKTHIMI I “NOTORIOUS” NË KAFAZ/ Biletat shiten për 24 orë, ja shuma e arkëtuar

Delo.autor

Cavani dhe Pastore vonohen në stërvitje, ja vendimi i Emery!

Alm.autor

U ZYRTARIZUA TEK WOLVES NË ANGLI/ Cutrone shkruan këtë letër emocionuese: Isha një fëmijë që ëndërroja të…

Delo.autor

Leave a Comment