Bundesliga Futboll

Dortmund “ngec” në shtëpi, mbyllet pa gola kundër Wolfsburg

Borussia Dortmund nuk ka shkuar përtej barazimit 0-0 në fushën e saj ndaj Wolfsburg, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë në Bundesliga.

Ky rezultat i lë “kanarinat” në vendin e katërt, ende në zonën Champions, një pikë mbi Leverkusen të vendit të pestë dhe dy pikë larg nga RB Leipzig i vendit të dytë, ndërsa Bayern kryesues është 15 pikë larg. Wolfsburg është në vendin e 12-të, katër pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Dortmund bëri një paraqitje relativisht të dobët me vetëm 1 goditje në kuadratin e Koen Casteels. Borussia nuk pati në radhët e saj sulmuesin kryesor dhe golashënuesin më të mirë Erick-Pierre Aubameyang, i cili është në qendër të tratative të merkatos dhe e ardhmja e tij duket larg nga “Westfalenstadion”.

Ai u la jashtë ekipit për arsye disiplinore në këtë ndeshje. Në javën e ardhshme, më 19 janar, Dortmund do të luajë në Berlin kundër Hertha, ndërsa Wolfsburg pret Frankfurtin.

Related posts

PAMJET/ Tension në Kupën e Afrikës, në ndeshjen Gabon-Gana plas… grushti

Delo.autor

Brazili për fitoren e parë, rivalitet i ashpër në Serbi-Zvicër e Nigeri-Islandë

Isa.Autor

KALENDARI I RI/ Ja kur do të luhen 10 javët e Superiores dhe Kupa e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment