Futboll Seria A Sport

ÇUDIA E DERBIT/ MILANI ka më shumë futbollistë ARGJENTINAS se INTERI

Nëse Interi ka qenë gjithmonë një koloni argjentinase, Milani ka pasur shumë lojtarë brazilianë. Por, me kalimin e viteve diçka ka ndryshuar në kampin kuqezi dhe ndoshta për herë të parë janë ata që kanë 3 lojtarë argjentinas në skuadër, kundrejt vetëm 2 të Interit. Në ekipin e Gatuzos luajnë mbrojtësi Mateo Muzakio, mesfushori Lukas Bilja dhe sulmuesi Gonzalo Higuain.

Në kampin zikaltër janë vetëm dy sulmuesit Mauro Ikardi dhe Lautaro Martinez. Në një skuadër ku ligjin e kanë bërë Zaneti, Samuel, Veron, Simeone, Kambiaso dhe Milito është e vështirë të shohësh vetëm dy argjentinas. Dhe si për çudi, janë pikërisht argjentinasit që formojnë shtyllën vertebrale të Milanit që nga mbrojtja deri në sulm.

Related posts

Romelu Lukaku: Ne verë do të vijnë shumë lojtarë të fortë

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Sulmuesi Rashford kthehet në lëndë studimi në shkollat e Anglisë

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Partizani luan ndeshjen e parë të vitit, Telushi e nis si titullar

Q.Autor

Leave a Comment