Futboll La Liga Sport

“Merre topin dhe pasoje”/ Një dokumentar për “epokën e artë” të Guardiolës te Barça

Ndikimi i Barceolonës së Pep Guardiolës në botën e futbollit ka qenë i jashtëzakonshëm. Në mendjet e të gjithë tifozëve, ato katër vite janë të regjistruara gjatë pasi bëhet fjalë për një mënyrë loje në nivelin më të lartë. Një përmirësim i filozofisë së Cruyff, që bëri që klubi katalanas të fitojë pothuajse të gjitha trofetë, nëpërmjet një loje me fantazi të pastër. Çdo gjë që ndodhi gjatë këtyre katër viteve është përshkruar në dokumentarin “Take The Ball, Pass The Ball” (Merre topin dhe pasoje), ose siç njihet nga të gjitha “Tiki-taka” e Guardiolës.

Në këtë dokumentar, lojtarët që ishin dhe janë pjesë e klubit katalanas rrëfejnë se çfarë përfaqësojnë për ta, ato katër vite; si Pep Guardiola ndikoi që të arrin një nivel loje që rrallë shihet.

Messi, Xavi, Andres Iniesta, Samuel Eto’o, Carles Puyol, Javier Mascherano, Víctor Valdes dhe shumë personazhe të tjerë shfaqen duke folur për filozofinë e trajneri të Santpedor, sot i Manchester City. Gjithashtu në dokumentar flitet edhe për rivalitetin me Mourinho, ndikimi i Johan Cruyff në të gjithë këtë proces, për përkushtimin e lojtarëve ndaj trajnerit dhe reagimet e para kur Pep erdhi në krye të stolit.

Trajneri spanjoll, i cili fitoi dy Champions League, dy Botëror për klube, dy Superkupa Europiane, tri Ligat Spanjolle, dy Kupa Mbreti dhe tre Superkupa Spanjolle me Barcelonën, ka rrëfyer se çelësi i suksesit ishte “këmbëngulja”.

“Kjo ndodh një vetëm një herë në jetë. Kam nostalgji për të parë ato imazhe (sukseset e tij në Barcelonë) dhe një motiv për të gëzuar. Pas 20 vitesh kur të lexojmë në libra historinë tonë, është diçka e mirë që kemi lënë diçka”, tha Guradiola teksa kujtoi kohën kur ai drejtonte Barcelonën.

Më herët, ai gjithashtu nënvizoi edhe rolin që luajti holandezi Johan Cruyff në trajnimin e tij të futbollit dhe faktin se i “hapi sytë”. “Cruyff na ndihmoi të kuptojmë futbollin ndryshe, ne fituam dhe ai na shpjegoi se pse fituam, dhe kur humbëm të njëjtën. Ai na bëri të bie në dashuri me këtë lojë,” përfundoi 47-vjeçari.

Related posts

U GRUMBULLUA ME KOMBËTAREN SLLOVAKE/ Milan Skriniar beson tek Conte: Shpresojmë të synojmë titullin…

Delo.autor

ANALIZA/ Titulli luhet mes milanezëve, ja pse Interi është favorit

Delo.autor

“AI KA AFTËSI TË SHËNOJË GOLA”/ Guardiola nuk nxjerr nervat: Uroj kapitenin e Liverpoolit për çmimin!

Delo.autor

Leave a Comment