Futboll La Liga Sport

Dëmtohen dy “yjet” e REALIT dhe BARCELONËS, në dyshim për “El Clasicon”

Lajme të këqija vijnë për Barcelonën dhe Realin të cilat për ndeshjen midis tyre mund të mos kenë dy sulmuesit kryesor të ekipit. Benzema dhe Suarez mund te humbasin “El Clasicon” e shumëpritur për shkak dëmtimesh.

Karim Benzema u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen me Alaves-in e cila u humb me rezultatin 1-0. Frika për sulmuesin francez është se ai mund të qëndroj jashtë fushave për 2-3 javë duke humbur kështu këtë supersfidë. Nga ana tjetër, Suarez shqetëson Barcelonën me problemin në gjurin e djathtë, ndaj duhet të ndjekë një program të veçantë stërvitor që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse pauza e kampionatit i jep mundësi lojtarit të humbasë më pak ndeshje, është e sigurt që do të mungojë në sfidën e shtëpisë me Sevillan, por me shumë mundësi edhe në “El Clasicon” e 28 tetorit me Realin e Madridit.

Kujtojmë që të dyja ekipet si Reali ashtu dhe Barcelona nuk po kalojnë aspak momente të mira pasi rezultatet e tyre të janë shumë të dobëta.

Related posts

Zyrtare, Ronald Koeman është trajneri i ri i Holandës

Q.Autor

Pjanic i ekzaltuar: Ronaldo, një “grusht i madh” për Juventusin

Isa.Autor

Trajneri i Welsit, Giggs: Rezultati është dytësor, Reali të rrijë i qetë për Bale

Isa.Autor

Leave a Comment