Futboll Seria A Sport

NË RREZIK LARGIMI/ Tjetër futbollist kryesor i Realit refuzon rinovimin

Serxho Ramos nuk është lojtari i vetëm që ka refuzuar rinovimin me Realin e Madridit. Një ditë më parë edhe mesfushori Lukas Vaskez ka vendosur t’i thotë jo ofertës së bërë nga drejtuesit madrilenë për zgjatjen e kontratës. Sigurisht që Reali pretendon të ulë shpenzimet dhe të ulë rrogat e futbollistëve, por kjo gjë nuk iu pëlqen këtyre të fundit.

Vaskez ka qenë një lojtar i rëndësishëm gjatë kohës së fundit dhe është preferuar gjithmonë si titullar nga trajneri Zinedin Zidan. Për të ka shumë skuadra të tjera të interesuara, duke qenë se do të lirohet si futbollist pa kontratë në fundin e sezonit. Vetëm Luka Modriç ka pranuar ta rinovojë kontratën edhe për një vit.

Related posts

SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Ylli Lukaku gjen dopietën, Plea ngushton shifrat ndaj Inter (VIDEO)

Delo.autor

“NUK DO TA MBAJ GOJËN MBYLLUR”/ Kampioni i NBA-së i përgjigjet Ibrahimovic. Nuk mungojnë provokimet

Delo.autor

ZYRTARE/ 12 mln euro në sezon, Stefano Pioli trajneri i ri i Cristiano Ronaldos te Al Nassr

F.autor

Leave a Comment