Futboll Premier League Sport

DËNIMI I RËNDË/ Foto e tifozit me RONALDON i kushton SHUMË Manchester United

Ishte e padyshimtë që të të gjithë në “Old Trafford” nuk prisnin askënd tjetër veçse Ronaldon. Rikthimi i portugezit në Manchester, i dyti pas atij me fanellën e Real Madrid disa vite më parë, ishte sigurisht më i mirëpritur se vetë ndeshja, që pavarësisht rezultatit, nuk është se ndryshon gjë në lidhje me kualifikimin. Përvçse nëse United nuk bën vetëvrasje ndaj Valencias, që gjithsesi në këto kohë nuk duhet përjashtuar si mundësi. Gjithsesi, në qytet dhe në stadium, të gjithë donin të shikonin CR7. Madje dikush ia doli të realizojë ëndrrën, duke arritur të depërtojë në fushën e “Old Trafford”, për të përqafuar idhullin e vjetër.

Mision i realizuar, sepse në një prej imazheve më ikonike të kohëve të fundit CR7 u ofrua qetësisht që të përqafojë tifozin, madje duke bërë edhe një selfie me atë, përpara se agjentët e sigurisë ta shoqëronin jashtë fushës. Tifoz me fat, sepse në të vërtetë ishin tre ata që tentuan të njëjtën gjë në dy momente të ndryshme të ndeshjes, për t’i hedhur krahun në qafë portugezit, por vetëm njëri prej tyre do të ketë gjithmonë në telefon dhe në zemër atë foto. Një selfie që klubit të Manchester United do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Sikurse raporton “Independent”, pas gjobës për vonesën në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi kundër Valencias, kësaj here e shmangur pavarësisht se Mourinho mbërriti në stadium në këmbë, tashmë është koha të çelin sërish litarin e thesit.

Depërtimi i trefishtë në fushë do t’i kushtojë klubit anglez të paktën 15 mijë euro, sikurse përcakton neni 22 i normativës së sigurisë së UEFA. Precedentët flasin qartë dhe janë çuditërisht të ngjashme, edhe pa prezencën e Cristiano Ronaldo. Depërtim i trefishtë i tifozëve edhe për Tottenham kundër Partizan Beograd në Europa League në dhjetorin e 2014, me një paketë fikse, 5 mijë euro për çdo tifoz që depërton në fushë. Mbase United mund t’i kërkojë të paguajë gjobën tifozit që ia doli të ketë një selfie me Cristiano Ronaldo. Fundja kur një post i portugezit në Instagram vlen 1 milion euro, shitja e selife tek ndonjë gazetë apo media elektronike, mund të gjenerojë më shumë se sa gjoba e United…

Related posts

Spalletti rikuperon njeriun e ndeshjeve të mëdha, asgjë serioze për “gladiatorin”

Isa.Autor

PSG-ja shfaq interes për portierin e Chelsea Thibaut Courtois

Sadik.Autor

FLAMURI ME KAFKË DHE KOCKA TË KRYQËZUARA/ Simboli i klubit gjerman përfundon në listën e antiterrorizmit anglez (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment