Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ HETIMI: JUVJA po pasuron MAFIEN me biletat: Me paratë e stadiumit kam blerë…

Shpresa është që presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ta ketë ndjekur serinë e radhës së emisionit “Report” dedikuar marrëdhënieve mes ultrasve, botës së krimit dhe skuadrës më të rëndësishme italiane, Juventusit. Fundja, premtimi i tij me të cilin erdhi në krye të futbollit italian ishte i qartë: “Të zerojmë çdo alibi dhe nevojë për të riformuar futbollin tonë, nga i cili duhet të largojmë me çdo kusht aventurierët”.

Por, ndoshta përpara aventurierëve (italianë apo të huaj) është e nevojshme që të pastrohet nga mafia. Po pikërisht mafien, siç tregoi hetimi i bërë nga gazetari Sigrido Ranuçi mbi sistemin e shitblerjes së biletave që lidhin botën e ultrasve, disa drejtues bardhezi dhe klanin mafioz “Ndrageta”, i cili vazhdon të jetë shumë aktiv edhe në 2018-ën. Vetëvrasja e mistershme e ultrasit Rafaelo Buçi, xhiro milionësh, përgjime telefonike…

drughi-curva-sud-ultras-juve

E gjithë balta që doli mbi sipërfaqe pas hetimit “Alto Piemonte” i tregoi sidomos publikut sesi Juventusi ishte i gatshëm që t’i lejonte shitjen e një pjese të biletave grupeve ultras, në mënyrë që ato të ruanin qetësinë në stadium. Sigurisht që kjo mund të duket diçka pozitive, por kur sheh se sheshi përpara “Allianz Stadium” është një fole krimi, në pronësi të ultrasve, kjo është ana e frikshme e medaljes. Të zbulosh se grupet e ultrasve bardhezi (Drughi, Bravi Ragazzi, Nucleo 1985, Viking, Tradizione Bianconera) janë të gjithë pak a shumë pjesë e grupeve kriminale dhe se liderët e tyre janë kapo të hijeve mafioze kalabreze, kjo ofron pak qetësi. Por, më absurdja është se thuajse të gjithë, nga drejtuesit e Juves deri te Kuestura ishin në dijeni të shpërndarjes së biletave, me të cilat këto grupe ose individë kanë bërë miliona.

Andrea Puntoro, kapo i grupit “Bravi Ragazzi”, në telekamerat e “Report” tregoi: “Juventusi u ka dhënë gjithmonë një kuotë të biletave ultrasve për të bashkëjetuar në paqe dhe për të ruajtur rendin në stadium. Unë me benefitet e stadiumit kam blerë dy shtëpi, një furrë buke dhe makinën”. Përflitet se bileta, sidomos ato për ndeshjet e mëdha të Serisë A dhe të Champions-it me Junajtid, që kanë një çmim prej 50 eurosh janë shitur edhe për 850 euro. “Report” ka treguar edhe rolin e Roko Dominelos, liderit të grupimit “Drughi”, i papunë, që xhiron rrugëve me një Xhaguar. Ai është dënuar me 7 vite burg për lidhje me mafien, ndaj në Kuesturë “është i shtëpisë”.

Përfundimi: Nëse klubi më i rëndësishëm dhe modern italian, me stadium privat, 7 tituj radhazi të fituar, me Ronaldon në përbërje dhe favoritja për Champions-in sivjet, gjendet e zhytur në këtë botë të errët, është mirë që Gravina të nisë të marrë masat… Edhe Juventusi gjithashtu… Fundja, imazhi i futbollit italian në botë, sot, varet mbi të gjitha nga Juventusi. E thënë ndryshe, nëse skuadra elitë është e zhytur në këtë baltë, askush nuk do merrte guximin për të menduar se me çfarë llumi mund të mbulohen klubet e tjera më të dobëta…

Related posts

NJË MILANIST I “TËRBUAR”/ Van Bomel sfidon INTERIN: Dua hakmarrje për…

Isa.Autor

Mesazhe të koduara/ Bale dërgon “sinjale” harmonie në adresë të Pogbasë

Sadik.Autor

Gerrard bëhet trajner, befason me ekipin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment