Futboll La Liga Sport

DËSHIRON “TOPIN E ARTË”/ Rrëshqitje e humor, Mbappe TURPËRON KEQ yllin e Barçës

Kylian Mbappe nuk do të ndryshojë kurrë: ai ka lindur për të shënuar gola dhe për të shtrirë përtokë me lëvizjet e tij çdo rival.

Kjo, për fatin e tyre të keq, vlen edhe për shokët e tij të skuadrës. Një nga seancat e fundit të kombëtares së Francës ka qenë super argëtuese për yllin e PSG-së, i cili me një lëvizje të vetme ka turpëruar mesfushorin ofensiv të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Ky i fundit është përpjekur t’i marrë topin 19-vjeçarit, por është rrëzuar dhe grupi i skuadrës së “Gjelave” është tallur me të. Mbappe e ka postuar videon e këtij episodi në rrjetet sociale duke i kërkuar falje shokut. Sigurisht, me ironi, sepse ai e ka shijuar në maksimum.

Pra, mesazhi u mor! Herë tjetër sferën kërkojeni diku tjetër, jo te Mbappe. Ai nuk është lojtar i zakonshëm. Ai do të fitojë “Topin e Artë”.

Related posts

Elozhet e Inzaghit: Askush nuk na besoi në fillim

Q.Autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/  PSG-ja ofron 325 milionë euro për të transferuar dyshen e BARÇËS

Isa.Autor

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Juventus bën tjetër goditje me kosto zero në Premier, ja problemi i vetëm

Delo.autor

Leave a Comment