Futboll Kombëtarja Sport

Dilema e vetme e formacionit anti-Izrael, PANUCCI gati t’i besojë sërish “ish”-it të LAÇIT

Kombëtarja jonë mbërriti mbrëmë në Izrael për t’u përgatitur për sfidën e rëndësishme me rivalët në 20:45. Sipas informacioneve, kuqezinjtë janë akomoduar 20 km larg zonës së Rripit të Gazës, njëra prej zonave më konfliktuale në botë për shkak të përplasjeve midis komunitetit palestinez dhe forcave të sigurisë izraelite.

Kureshtja për të mësuar se cilët lojtarë do të zbresin nesër vazhdon dhe rritet. Duket se dilema e vetme e italianit mbetet krahu i djathtë i mesfushës, ku Panucci po shfrytëzon si opsion Myrto Uzunin duke hequr dorë nga Sabien Lilaj, por në balotazh me ish-futbollistin e Laçit është edhe Enis Gavazaj.

Pjesa tjetër e formacionit duket se mbetet ajo që mendohej dhe dje: Strakosha, Hysaj, Xhimshiti, Mavraj, Binaku, Grezda, Basha, Memushaj, Xhaka, Uzuni (Gavazaj) dhe në sulm Bekim Balaj.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ylli i Juventus bën gjestin e bukur për luftën ndaj COVID-19

Delo.autor

De Laurentis: Na janë vjedhur 8 pikë, Sarri vendos javën e ardhshme

Sadik.Autor

PREZANTOHET CALDARA: Mbrojtësi acaron juventinët, idhulli im është Nesta…

Isa.Autor

Leave a Comment