Futboll La Liga Sport

Dështimi i tmerrshëm i Messit/ U braktis nga publiku dhe solli humbje të jashtëzakonshme

Lionel Messi nuk ka mundur dot të replikojë suksesin futbollistik edhe në botën e biznesit, e veçanërisht atë të restorantit. Mega restoranti i hapur prej tij në Barcelonë, me ermin “Bellavista del Jardin del Norte”, është mbyllur për publikun pas vetëm dy vite aktivitet. Mësohet se Messi ka pësuar humbje të pallogaritshme, motiv që e ka shtyrë atë dhe grupin e shoqërisë, për të mbyllur aktivitetin për publikun dhe për të ndryshuar modelin e biznesit.

Restoranti kishte një sipërfaqe prej më shumë se 1 mijë metra katrorë. Motivet e mbylljes? Sipas të vëllait të Messit, frika nga atentatet, kriza dhe mungesa e sigurisë qytetare kanë ndikuar që të bjerë numri i turistëve. Ndërkohë që nga ana tjetër ekzistonin të gjithë ingredientët për të korrur sukses: zonë qendrore në Barcelonë, prekja personale e Messi dhe mbështetja e një prej grupeve më të famshëm të restoranteve në Barcelonë, Grupi Iglesias. Lokali ka patur kërkesa të ndryshme për evente private, prandaj po transformohet në një tjetër tip projekti.

Related posts

E BUJSHME/ Verona blen kartonin e mesfushorit 22-vjeçar, e huazon menjëherë në Superiore tek…

Delo.autor

E FUNDIT/ Kategoria Superiore pret aplikimin, teknologjia VAR në Shqipëri

Delo.autor

Deschamps i EKZALTUAR/ Ja çfarë thotë trajneri i Francës pasi eliminoi Belgjikën

Isa.Autor

Leave a Comment