Futboll La Liga Sport

RISIA/ Barcelona do të rikthejë fanellën “e mallkuar” në sezonin 2019/20

Fanellat e reja për sezonin 2019/20 të Barcelonës pritet të shkaktojë shumë debate mes tifozëve të katalanasve. Fanella e verdhë me dy vija digaonale, u quajt “fatkeqe” në vitet 80.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barça duket se është e vendosur ta rikthejë fanellën e verdhë, të cilën katalanasit e kanë përdorur në mesin e vitit 1970-të dhe në fillim të 1980-të.

Një fanellë e cila u braktis përfundimisht pas humbjeve ndaj Manchester United, Metz dhe Osasuna, pasi u quajt “e mallkuar”. Ndryshimi i dizajnit midis atij të viteve ’70 dhe ’80, do të jetë te vizat, të cilat tani do të jenë nga e majta në të djathtë dhe jo më nga e djathta në të majtë.

Edhe pse me një ngjyrë më të çelët, Barça ka veshur fanellë të verdhë në vitet e fundit, siç është ajo me shirit vertikal, që u përdor në fitoren dramatike të arritur kundër Chelsea , në gjysmëfinalen e Champions League të vitit 2009.

Related posts

RUSI 2018/ Angli, federata i bën “bllok” bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve

Sadik.Autor

(FOTO) Milan kërkon fitoren ndaj Atalantas, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

Meyer drejt largimit nga Schalke, Arsenal dhe Liverpool hyjnë në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment