Futboll Seria A Sport

DIKTATORI ITALIAN/ Mbappe u vonua në stërvitje, Bufon i jep një… SHUPLAKË (FOTO)

Kilië Mbape ishte heroi i PSG-së në ndeshjen kundër Marsejës edhe për përpara ndeshjes situata që kaloi nuk ishte aspak e këndshme. Ai e nisi nga stoli ndeshjen bashkë me mbrojtësin Rabio. Arsyeja? Sepse kishin shkuar me vonesë në stërvitjen përpara ndeshjes dhe diçka të tillë trajneri Tuhel nuk e toleroi.

mbape

Pavarësisht se ai është ylli skuadrës dhe një element i pazëvendësueshëm, trajneri gjerman e uli në stol dhe e futi në pjesën e dytë. Mbape shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa Draksler vulosi triumfin në minutat shtesë.

BUFON E KËSHILLON- E bënte shpesh te Juventusi, por edhe te kombëtarja italiane. Mosha që ka mbi shpatulla e detyron që të sillet si një lider edhe te PSGja, pavarësisht se ky është sezoni i tij i parë në Francë.

324432_701425

Xhanluixhi Bufon e ka kritikuar Mbapenë përpara ndeshjes për vonesën e tij dhe i ka thënë se kjo nuk është rruga e duhur për t’u bërë një kampion i madh. Madje, kamerat kanë kapur momentin teksa Xhixhi i jep një shuplakë, e cila ishte në formën e shakasë. Bufon ka thënë gjithmonë fjalë të mira për Mbapenë.

Buffon Mbape

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Dortmund. Rezultati 2-0

Delo.autor

De Biazi iu thur elozhe futbollistëve shqiptarë: Strakosha është i destinuar të bëjë mirë, ndërsa Hysaj…

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Trajneri i Brazilit: Po monitorojmë ALLAN, ja pse nuk morëm JORGINHO

Isa.Autor

Leave a Comment