Futboll Seria A Sport

JUVE I BËN “GOL” MILANIT/ Pasuesi i Bonuccit mbetet në infermieri, do mungoi GJATË

Milani ka rigjetur entuziazëm pas fitores ndaj Sampdorias, por ndërkohë bën llogaritë me dëmtimet dhe çështja që shqetëson më shumë ambientin kuqezi është ajo e mbrojtësit Caldara.

Trajneri Gattuso pas ndeshjes së fundjavës së shkuar tha: “Do të mungojë nja 2 muaj”. Në fakt, situata është më e ndërlikuar se kaq, sepse zbulohet se mbrojtësi i talentuar ka një këputje prej thuajse 3 centimetrash në muskulin e pulpës së djathtë.

Një diagnozë që mund të kërkojë edhe disa javë më shumë fizioterapi, ndaj mungesa e ish-mbrojtësit të Atalantës mund të zgjatet edhe me një muaj, duke shkuar në tre të tillë.

Kalimi në Milano ka qenë një hap i madh për Caldara-n, por deri tani çdo gjë i ka shkuar ters, sepse ka luajtur vetëm ndaj Dudelange dhe në San Siro nuk ka debutuar ende.

Në fillim një dëmtim në shpinë, më pas publagji dhe tashmë dëmtimi në muskul, është një sezon i zi për mbrojtësin e marrë nga Juventusi në këmbim të Bonucci-t. Duke bërë llogaritë, Milani ka gabuar totalisht me këtë lëvizje, sepse ka humbur një futbollist të madh dhe ka marrë një të ri që përtej problemeve fizike, ka pasur problem edhe skemën, sepse në Bergamo ishte mësuar të luante me mbrojtje me tre lojtarë, ndërsa në Milano luhet me 4 dhe fillimisht Gattuso po haste probleme për t’i gjetur vendin. Sa për talent, Caldara ka me bollëk dhe është ndër të rinjtë italianë më të mirë në qarkullim, por nëse në janar e tutje nuk nis të luajë rregullisht, zor se e kap sezonin e ardhshëm në Milano, pasi i duhet të luajë sa më shumë.

Related posts

SHQIPËRIA DYFISHON SHIFRAT/ Seferi gjen golin e qetësisë, Çekia në shok

F.autor

SHPËRTHEN NË FESTË STADIUMI “ASPMYRA”/ Bodo Glimt realizon dy gola në 20 minuta ndaj Romës (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO NË SUPERIORE/ Dinamo me rekord afrimesh dhe largimesh, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

Leave a Comment