Sport Tennis

DOMINIM TOTAL/ Novak Djokovic fiton turneun e Shangait, ngjitet në vendin e dytë (FOTO)

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi sot turneun Masters të Shangait, duke mundur 2-0 (6-3, 6-4) në finale kroatin Borna Coric, një ndeshje që zgjati një orë e 30 minuta. Gjithçka shkoi sipas parashikimit, me serbin që triumfon për të katërtën herë në karrierën e tij në këtë turne (2012, 2013 e 2015 fitoret e mëparshme), sukses që i jep mundësi të ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore, duke parakaluar Roger Federer dhe duke qenë vetëm pas Rafael Nadal.

Coric, që për here të parë dilte në finalen e një turneu Masters, në gjysmëfinale pat eliminuar pikërisht Federer. Kroati bëri maksimumin për të ndalur edhe Djokovic, por e pati të pamundur, duke mos qenë në gjendje të rivalizojë. Në të dyja setet ishte serbi ai që dominoi me lojën e tij, duke u shkëputur që në “game” e parë dhe më pas administroi avantazhin. Për Djokovic ky është suksesi nr.72 në karrierë, i katërti këtë sezon, ku është rikthyer protagonist pas një viti në dritëhije.

Related posts

“E REFUZOVA HIGUAIN”/ Ish-sportistja rrëfen propozimin e sulmuesit argjentinas kur ajo ishte 18 vjeçe

F.autor

Fitorja kundër Rusisë/ Presidentja kroate festë të çmendur në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Isa.Autor

SUPER SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Derbi është i rëndësishëm, njëlloj sikur luhet java e parë e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment