Futboll Premier League Sport

ISH-SULMUESI VIERI SULMON UEFA-N PËR SUPER LEAGUE/ Wenger: Europa do të shkatërrojë Premier League

Ish-sulmuesi i njohur italian, tani komentator televiziv, Christian Vieri, foli për Superligën, si diçka të pashmangshme: “Superliga do të ndodhë. Janë klubet ato që xhirojnë paratë, pse duhet t’i menaxhojë UEFA ato?”

Vieri, i cili foli me “Bobo Tv” në Twitch, komentoi mbi kaosin e krijuar ditët e fundit në futbollin europian nga ai projekt i 12 klubeve: “Superliga është ende në lojë, pasi Florentino Pérez tha se të 12 klubet mbeten themelues të saj me dokumenta”.

Nga ana e tij, ish-trajneri i Arsenalit, tani drejtor zhvillimi në FIFA, deklaroi në “Sky”: “Të gjithë në Europë ëndërrojnë të shkatërrojnë Premier League. Ky është qëllimi i eksperimentit dukshëm të pasuksesshëm të Superligës”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Messi shtyn Icardin në Serie A, ironi e fatit: Interi mund ta ndihmojë

Delo.autor

LAÇI-HAPOEL/ “Shpërthen” festa në “Elbasan Arena”, Nuabueze shënon me finte (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARIZOHET LARGIMI/ Klubi i Premier League shkarkon trajnerin pas humbjes

F.autor

Leave a Comment