Futboll Kombëtarja Sport

DRAMA E NASER ALIJIT/ Ja pse “u zhduk” nga futbolli lojtari i Kombëtares, shkak bëhet…

Naser Aliji prej muajsh stërvitej me ekipin e ligës së tretë zvicerane, FC Baden. Ky është ekipi i parë në karrierën e Alijit. Eshtë qyteti, ku Aliji është rritur dhe familja e tij jeton akoma. Por, përse Naser Aliji vendosi të rikthehej aty?

Arsyeja është e trishtë dhe këtë Naseri e shpjegoi në një intervistë për “Blick.ch”.“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entella kisha disa oferta, por vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që këto muajt e fundit të jetës së tij t’i qëndroj pranë.

Babai, fatkeqësisht ndërroi jetë para 4 ditësh”, – u shpreh Aliji.

Shkrimi i “Blick”

Dhjetë vjet më parë, Naser Aliji kaloi nga ekipi i Aargau te të rinjtë e FC Basel.

Ai arriti bashkë me Breel Embolo në ekipin e parë, pasi u konsiderua lojtar mjaft premtues, edhe më i madh se sulmuesi aktual i Schalke 04, i cili ishte disa herë kampion dhe tani luan në Champions League.

Futbollisti i kombëtares shqiptare u transferua në klubin gjerman të Kaiserslautern dhe më vonë në Itali, në divizionin e tretë, te Virtus Entella.

Naseri Aliji është kthyer në shtëpi që nga vera.

Për një arsye të trishtuar: babai i tij ishte i sëmurë rëndë, me kancer.

Ai vdiq të dielën e kaluar.

“Çdo gjë në jetë e ka një qëllim, – thotë Aliji. – Në verë nuk isha i zhgënjyer vetëm se nuk kisha një klub.

Papritmas, kuptova se duhet të kaloja kohë me babain tim. Ai ishte në muajt e tij të fundit të jetës”.

Për shkak të situatës familjare të krijuar, Aliji nuk pranoi asnjë kontratë në Itali, në verë, pavarësisht interesimit të disa klubeve.

Për disa javë, mbrojtësi i majtë u stërvit te FC Baden, për të ruajtur një formë të arsyeshme sportive.

Qëllimi i tij është një kontratë në Super League, ose e një klub ambicioz në “Challenge League“.

Related posts

ZYRTARE/ Merr fund telenovela, Luçiano Spaleti është trajneri i ri i Italisë

F.autor

Barcelona pagoi 160 mln euro për të, ja si e komenton Coutinho

Q.Autor

Reali “peshkon” në Angli, madrilenët pranë akordit me “gardianin” e Chelseas

Isa.Autor

Leave a Comment