Futboll La Liga Sport

Drejtuesi i Real Madrid: “E ardhmja e Lopetegui? Kjo është një mbrëmje e errët”

Ndryshe nga sa bëri në përfundim të ndeshjes së vlefshme për Champions League, të fituar të martën ndaj Viktoria Plzen, me rezultatin 2-1, drejtori i Real Madrid për marrëdhëniet institucionale, Butragueno, në përfundim të El Clasico, të përfunduar me disfatën e thellë të Los Blancos në Camp Nou me rezultatin 5-1, nuk konfirmoi të ardhmen e trajnerit Julen Lopetegui në krye të ekipit, duke iu shmangur pyetjes për fatin e teknikut.

“Është qesharake, sepse ata ishin më mirë në pjesën e parë, ndërsa ne në pjesën e dytë patëm të gjitha shanset dhe nëse do t’i kishim shfrytëzuar ato, atëherë do të ishim dëshmitarë të një tjetër ndeshje. Por, ne nuk ia doëm dot të realizonim, dhe me futbollistë të asaj kategorie… goli i tretë pastaj ishte përcaktues dhe kundërsulmi na bëri shumë dëm. Mendoj se rezultati është një ndëshkim i tepërt, por efektiviteti është thelbësor dhe Barcelona ishte shumë efektive. Nuk jemi aspak të kënaqur, jemi të keqardhur për tifozët e Real Madrid, sot humbëm të gjithë. Urime Barcelonës dhe suksese në vijim”, deklaroi drejtori i lartë madrilen.

“Në këto tip ndeshjesh ka momente që janë deçizive dhe ne i patëm ato në fillim të pjesës së dytë, por veç mungesës sonë të finalizimit, edhe presioni i kundërshtarit ishte efektiv dhe bëri që të na kushtojë shtrenjtë. Në pjesën e dytë, që ishte më e mirë për ne patëm dy shanse me Sergio Ramos dhe Modric, por pastaj pësuam golin e tretë që na dëmtoi shumë. Ky nuk është momenti të flasim për Lopetegui, ai sapo përfundoi ndeshjen dhe kjo është një mbrëmje e keqe për të gjithë”, përfundoi Butragueno.

Related posts

Kukësi nuk përmbahet, ofertë Danilo Alveshit, jep 50 mijë euro për Plakun. Merkato edhe te Laçi

Sadik.Autor

E nis nga 3-0, habit Zidane: Ka mbetur edhe 50% e kualifikimit për t’u luajtur

Sadik.Autor

NDRYSHIME RADIKALE NË FUTBOLL/ Arsene Wenger shpjegon se si do të funksionojë plani i FIFA-s

Delo.autor

Leave a Comment