Futboll Seria A Sport

“DUAM QË…”/ Icardi: Inter në rrugën e duhur, por nuk jemi anti-Juve

Mauro Icardi ka konfirmuar momentin e mirë që po kalon me dopietën ndaj Lazio-s, por ka siguruar se Inter nuk është anti-Juventus.

Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit të Serie A, por mbi të gjitha me vetëm shtatë goditje drejt portës, duke vërtetuar edhe njëherë se sa vrasës është brenda zonës.

“Jam duke kaluar një formë të mirë, bashkë me Inter. Po luajmë mirë, përveç ndeshjes me Barça-n, por duam të luajmë akoma më mirë,” shprehet sulmuesi për Sky Sport pas fitores 3-0.

“Ne nuk jemi anti-Juventus, pasi jemi disa hapa mbrapa asaj që kanë arritur ata në vitet e fundit, por jemi të lumtur me lojën tonë. Jemi në rrugën e duhur.

“Ekipi po përmirësohet, po punojmë për t’u përmirësuar dhe të luajmë topin, diçka që e bëmë shumë mirë sot.

“Është e rëndësishme edhe të mos pësonim gol, pasi e dimë se kemi mundësinë të shënojmë.”

Related posts

PRAPASKENA/ Bisedë vetëm 1 minutë në telefon, Suarez nuk kundërshton kërkesën e Koeman

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ “Goal.com” zgjedh RONALDON për karikaturën e ditës (FOTO)

Isa.Autor

“NUK E KUPTOJ VENDIMIN NDAJ GRIEZMANN”/ Legjenda kundër Setien: Mund të kishte qenë një skandal

Delo.autor

Leave a Comment