Futboll Premier League Sport

MAN CITY NUK NDALET/ Mahrez mjafton për t’i dhënë fitoren ndaj Tottenham

Manchester City ka rimarrë vendin e parë të renditjes teksa ka mposhtur Tottenham me rezultatin 1-0 në Wembley. Ishte një ndeshje nën kushte jo të mira për shkak të fushës së rënduar e cila nuk lejoi ekipet të shfaqnin potencialin e tyre në aspektin teknik. Gjithsesi City dominoi sfidën duke marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt. Ishte Mahrez ai që kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e 6’ të ndeshjes. Pas një aksioni të bukur të miqve, Sterling fitet në zonë nga e majta duke dhënë një pasim të bukur për algjerianin i cili nuk gabon para portierit Lloris.

Harry Kane mund të kishte barazuar rezultatin pak minuta më pas, por ai gaboi rëndë ballë për ballë me Ederson duke i falur topin portierit. Pas pushimit City vazhdoi të kontrollonte ndeshjen dhe Sterling mund të kishte dyfishuar rezultatin por gaboi brenda zonës. Të njëjtën gjë bëri edhe Aguero pak më vonë. Tottenham zgjohet në dhjetë minutat e fundit dhe mundohet të bëjë diçka. Lamela shpërdoron një mundësi të artë pas pasimit të të rikthyerit Dele Alli por goditja e argjentinasit ishte për t’u harruar. City ruan avantazhin me vështirësi dhe ka marrë një fitore të rëndësishme.

Related posts

Pallotta: Roma nuk është supermarket, nuk i lëshojmë talentet

Sadik.Autor

REAL MADRID-BRUGGE/ Zidane synon të sigurojë fitoren e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“KEMI NJË NDESHJE TË VËSHTIRË NDAJ KUKËSIT”/ Trajneri Martini: Ne do të luajmë futbollin që dijmë të bëjmë

Delo.autor

Leave a Comment