Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Gattuso: Krenar për CUTRONEN, Bakayoko ka nevojë për…

Gennaro Gattuso kërkon ta mbajë të karikuar Milanin e tij, pas fitoreve ndaj Sassuolo-s dhe Olympiacos. Kuqezinjtë mesa duket kanë rigjetur formën e mirë dhe vetëbesimin pas disa javëve të vështira. “Çdo ndeshje ka historinë e saj,” shprehet Gattuso në konferencën për shtyp.

“E nisëm mirë ndaj Olympiacos, por goli i tyre na preu krahët. Gjithsesi reaguam mirë pas pushimit. Ky është mentaliteti që dua të shoh. “Dy ndeshjet e fundit na kanë zhbllokuar në aspektin psikologjik. Kemi treguar këtë sezon se kemi disa defekte dhe po punojmë për t’i korrigjuar, por do kohën e vetë.

“Nuk më pëlqen ta ul në stol Cutronen. Ai është një lojtar që ndryshon fatin e ndeshjeve kur futet nga stoli. Cutrone duhet të jetë krenar për grumbullimin e Italisë, ashtu siç jam edhe unë.

Bakayoko? Ai ka nevojë për ndihmë pasi po vuan. Akoma nuk i ka kuptuar skemat e ekipit dhe padyshim që ky është faji im. Duhet të punojmë më tepër me të në stërvitje.

“Ai ka dy muaj këtu dhe ne nuk kemi qenë në gjendje t’i mësonim skemat. Është detyra jonë ta përmirësojmë, pasi ai ka kualitet, por ne akoma nuk e kemi gjetur.”

Related posts

JO VETËM ÇELSI DHE SAUTHEMPTON/ Tani në skenë për Brojën del edhe skuadra tjetër e Premier Ligës

Delo.autor

RRËFEN LIDHJEN E VEÇANTË QË KA ME SHOKUN E SKUADRËS/ Neymar: Lumturia ime tek PSG ka ardhur prej këtij lojtari

Delo.autor

Klubi shkodran ka një njoftim me rëndësi për futbollistët e vet

Sadik.Autor

Leave a Comment