Futboll La Liga Sport

NGA “EL CLASICO” NË “EL CLASICO”/ Solari merr lajmin e madh për sfidën ndaj Barcelonës

Real Madridi është trajnuar këtë të premte për herë të dytë dhe të fundit para “El Clasico” së radhës me Barcelonën, e cila do të luhet të shtunën, në orën 20:45. Kjo përplasje e afërt me katalanasit vjen pak ditë pas humbjes 3-0 në “Santiago Bernabeu” dhe eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Ishte një seancë stërvitore me ritëm më të lartë se ajo e së enjtes. Në 15 minutat e hapura për mediat, grupi i të bardhëve është parë duke u stërvitur në dy grupe. Me interes pritej situata e Raphael Varane, që dëmtoi gjurin të mërkurën. Ndërkombëtari francez u pa duke u stërvitur me grupin, me gjurin e fashuar aty ku mori goditjen nga Luis Suarez.

Pra, qendërmbrojtësi pritet të luajë të shtunën në “Santiago Bernabeu”. Gjendja e tij e mirë është një lajm i madh për trajnerin Solari, i cili nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Nacho e pezulluar për shkak kartonësh.

Related posts

KUQEZINJTË NË FESTË/ MILANI gjen një objektiv të ri në merkato, piketon TALNETIN holandez

Isa.Autor

Milani arrin marrëveshje me dy futbollistë

Q.Autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ “Los Blancos” dyfishon shifrat, shënon Bale

Delo.autor

Leave a Comment